Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka akuzuar kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin në lidhje me akuzat e tij drejtuar vazhdimisht atij. Sipas Thacit, cdo njeri i cili ka akuza për dikë duhet të bazohet në fakte, raporton “Zëri.info”.
Ai e ka ka akuzuar Kurtin për bashkëpunim me të huajt madje edhe për ata të cilët ia financojnë partinë.
“Mendoj që njeriu kur deklaron dicka duhet të bazohet në fakte. Po e shoh që spo i hiqet prej obsesionit emri im por edhe unë para jush po i a bëj disa pyetje. Me e pyt z.Kurtin për ekipet e tij të rregullta politike të Vetëvendosjes, që i dërgon në Stamboll, për trajnime, organizime dhe financimet që i marrin. Është mirë që dikush prej jush me e pyt për to. Të rregullta mujore. Gjithashtu le të ju tregoj juve dhe mund ta pyesni kush është ai individë nga Irani i cili ia financojë partinë. Nëse ai nuk don me u përgjigjë le ta pyet Glaukin, nëse nuk përgjigjet edhe ai pyetni familjartë e tij. Përgjigjjen ata e dinë e di edhe unë por le ti tregojnë edhe gjithë Kosovës.”, ka thënë Thaci.
Ai liderin e VV-së e ka akuzuar edhe për instalimin e njerëzve rus në Ballaknin Perëdnimor.
“Gjithashtu lideri i VV duhet të përgjigjet edhe për njerëzit e Putinit të cilët i ka instaluar në Ballkanin Perëndimor, emri i të cilit lakohet ndonjëherë, në vende të ndryshme të Ballkanit dhe jashtë.”, ka thënë tutje ai.
Ai ka vazhduar me akuza duke e lidhur emrin e tij edhe me veprimet e organizatës ‘Syri i Popullit’, pasi që sipas presidentit ai është ideatori I saj.
“Ai njeri është ideatori dhe njerëzit e rrethit të tij, i themelimit dhe veprimit të organizatës terroriste Syri i Popullit që ka përpiluar lista për eksekutimin e njerëzve, të politikës në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe njerëz të shoqërisë civile dhe mediave”, ka përfunduar ai.