
Italia mund të mos ketë aktivitete sportive, të paktën deri më 3 prill, transmeton lajmi.net.
Në kuadër të luftës kundër shpërndarjes së Coronavirusit, në Itali është kërkuar të ndërpriten të gjitha evenimentet sportive.
Kërkesa është bërë nga Komiteti Olimpik i Italisë, kurse vendimin final pritet ta marrë qeveria e Italisë.
Më herët masa kishte marrë edhe Serie A, duke anuluar xhiro të caktuara, por kampionati rifilloi këtë fundjavë.
Tashmë, me vendimin e ri, gjithçka do të jetë në bllokadë.