Shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar hetime e inspektime për gjithçka që ka ndodhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq në Turqi. Ka thënë se ka kërkuar hetime të gjithanshme për këtë rast të depërtimit të fshehtë të turqve. Këto komente Haradinai i ka bërë në një konferencë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Kemi vendos me kërku hetim në të gjithë mekanizmat e përfshirë, në disa raste është hetim e në disa inspektime, pra në bazë të përgjegjësive të mija.
I kam informu Këshillin e Sigurisë që të bëhet një hetim dhe një raportim me shkrim për zhvillimin e ndalimit, revokimit, dhe depërtimin e shpejtë dhe të fshehtë të shtetasve turq.
Konstatojmë se gjendja e sigurisë në Kosovës është stabile është e qetë, qytetarët mund të ndihen të qetë. Më tutje Haradinaj ka deklaruar se askush nga bartësit e institucioneve nuk guxon të marr vendime individuale të cilat e rrezikojn funksrionimin e shtetit.