
Dita e sotme (e hënë) është e rezervuar për tri ndeshje të tjera shumë interesante.
Ballkani do ta vizitojë përsëri kryeqytetin, këtë radhë për t’u përballur me Flamurtarin. Ekipin e Ismet Munishit e pret një punë e vështirë, pasi “Kuqezinjtë” kanë nevojë për pikë më shumë se kurrë më parë në luftë për mbijetesë, çdo rezultat tjetër përveç fitores ua vështirëson shumë punët.
Në anën tjetër Feronikeli me trajnerin e ri Afrim Tovërlanin do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi ku ndeshet me Vushtrrinë dhe në këtë mënyrë ta lërë mbrapa shpine një ecuri jo të mirë që kishte në ndeshjet e fundit.
Kurse ndeshje e fundit është ajo në Klinë, ku Dukagjini pret skuadrën e Drenicës.