970×90
970×90
970×90
970×90

Gruaja e Qerim Kelmendit me vargje prekëse për bashkëshortin e vrarë

Gruaja e Qerim Kelmendit me vargje prekëse për bashkëshortin e vrarë

Një javë pas vrasjes  së ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendit, gruaja e tij Arjeta, ka shkruar një shkrim të gjatë për të në Facebook. 

Përmes këtij postimi, edhe ajo sikurse vëllau i Qerimit, ka drejtuar gishtin për vrasje nga shërbimet sekrete serbe. 

“Gjithmonë e thoje: dora e Serbisë është këtu akoma, ajo nuk ka shkuar, akoma, ajo ka për të na goditur. Serbia godet fort, ajo godet me plan – thoje, dhe ne ta merrnim më shumë si obsesion, por jo paska qenë e vërtetë kjo!”, ka shkruar ajo.

Thotë se ka mundur që ta ndalte të mos dilte nga shtëpia, duke i kërkuar që të mos e linte vetëm, meqenëse s’kishte rrymë.

“Sot jam e shpërndarë Demë. Nuk di ku mbaron dhimbja e ku fillon kujtimi. Nuk di ku do dergjet pengu i mbetur! Atë natë kam mundur të të ndal të mos dilje, tashmë nuk di a do duhej të ta kërkoja të mos më lije vetëm meqë nuk kishte rrymë. Dritat kishin ikur, dhe ti si drita ime do duhej të më shëndrije atij terri. Ajo qe njëra nga netët e terreve dhe u bë e veçanta e tyre, solli skëterren vrasjen tënde!”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, trupi i ish-pjesëtarit të UÇK’së, Qerim Kelmendit, është gjetur pa shenja jete dhe i djegur në veturën e tij. Për vrasjen e tij, familjarët po e drejtojnë gishtin nga shërbimet sekrete serbe. Ata i kanë hedhur poshtë dyshimet se Qerimi mund të ketë qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale. Për rastin ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Albin Kurti dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj./Express

Related posts