970×90
970×90

Policia konfiskon mbi 600 kilogramë mish të prishur në Pejë

Policia konfiskon mbi 600 kilogramë mish të prishur në Pejë

Në Pejë është gjetur përsëri një sasi e konsiderueshme e mishit të prishur.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se deri tek gjetja e kësaj sasie të mishit të prishur ka ardhur pas një kontrolli të artikujve ushqimorë, shkruan lajmi.net.

Sasia e mishit të prishur që është konfiskuar është 614 kilogramë.

Lidhur me rastin është arrestuar një person, ndaj të cilit prokuroria ka vendosur për masën e ndalimit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 7 mars 2020 nga ora 09:43 në bazë të urdhëresës së gjykatës është zhvilluar plani për kontrollimin e artikujve ushqimor (mishit) në rr.‘Papa Klimenti‘ në Pejë, në një mishtore.

Këtij lokacioni me kërkesë të Policisë i janë përgjigjur edhe inspektoret e AUV-së. Në këtë mishtore janë konfiskuar dhe asgjësuar mish i gjedhit i pavulosur (prejardhja e dyshuar), si dhe sasi të qofteve dhe qebapëve derivat i mishit të lartcekur ne sasi prej 614.260 kg.

I dyshuari A.Sh.(1965) është arrestuar dhe është sjellë në stacionin policor Pejë, i njëjti është intervistuar nga njësiti i hetimeve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar ndalimin e personit të dyshuar.

Related posts