970×90
970×90

Fitore e merituar e Liverpoolit

Fitore e merituar e Liverpoolit

Pas dy humbjeve radhazi, ‘Reds’ kanë arritur të marrin fitore kundër Bournemouth, me përmbysje, me rezultatin 2:1.

Skuadra e Jurgen Klopp gjeti vetën në disavantazh qysh në minutën e 9’, kur mysafirët shënuan me anë të Callum Wilson.

Nuk vonoi shumë dhe nikoqirët u kundërpërgjigjën me anë të Mohamed Salah, i cili pas asistimit të mirë të Mane, dërgoi topin në rrjetë në minutën e 25’.

Vetëm tetë minuta më vonë, Mane u shfaq përsëri në skenë, kësaj radhe në rolin e realizatorit, duke konkretizuar asistimin e Virgil van Dijk.

Ky gol vulosi edhe rezultatin final të këtij takimi dhe ishte i vlefshëm për tri pikët e reja të Liverpool.

Tashmë ‘Reds’ numërojnë  82 pikë në pozitën e parë, kurse Bournemouth mbeten me 27 pikë në pozitën 18 në tabelën e Premierligës.

Related posts