970×90
970×90
970×90
970×90

Dhezet Agim Veliu: Ky koalicion nuk po funksionon, nuk lejojmë të na prishin me Amerikën askush

Dhezet Agim Veliu: Ky koalicion nuk po funksionon, nuk lejojmë të na prishin me Amerikën askush

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka vënë në dyshim funksionimin e koalicionit me Vetëvendosje. Në tubimin elektoral të LDK-së në Shkollën e fshatit Lluzhan, ai ka treguar edhe pse e ka çuar Podujevën në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Këtë lëvizje nuk e kam bërë për interes e as në krye në veti, po ka qenë në koordinim edhe me partinë edhe me kryetarin Isa Mustafën. Sepse ju e dini se në çfarë rrethanash u bë koalicioni dhe ju e dini si po funksionon ose nuk po funksionon ky koalicion në këto ditët e para. Nuk do të lejojmë që dikush të na prishë me miqtë tanë ndërkombëtarë e simodoms me SHBA. Dhe iu themi atyre se me qëllim apo pa qëllim po e bëjnë, por iu themi jo”, ka thënë Veliu para të pranishmëve.

Ai e ka kritikuar edhe ish-bashkëpartiun e toj, Shpejtim Bulliqin, që e ka braktisur LDK-në, përcjell koha.net.

“Deri dje ishte me ne, ishte në sofrën tonë, në shtëpinë tonë. Tregoi jorespekt dhe ju e dini çka i gjen ata që dalin nga shtëpia e vet e që e rrotullojnë sofrën që i ka ushqye. Të vetëm të mirë që ia ka ba këtij vendi Shpejtim Bulliqi është se i ka lënë qytetarët pa viza për shkak të një zhvatje, ia kanë zhvat mbi 300 mijë euro buxhetit”. Një ditë më parë kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë Veliu e ka çuar pa nevojë komunën në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe se me ato gjysmë milioni sa pritet të shpenzohen për këto zgjedhje, do të mund të realizoheshin shumë projekte në Podujevë.

Related posts