970×90
970×90
970×90
970×90

Anulohet vendimi i Qeverisë Haradinaj që Bechtelit t’i jepet kontratë 50-milionëshe

Anulohet vendimi i Qeverisë Haradinaj që Bechtelit t’i jepet kontratë 50-milionëshe

Qeveria e Kosovës ka anuluar sot vendimin e Qeverisë së kaluar për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”, raporton Gazeta Express

Bazuar në këtë vendim, konsorciumi Bechtel Enka po kërkonte rreth 50 milionë euro. 

Kjo u bë me propozim të ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.

Ministri ka thënë se kjo vlerë është gati 50 milionë euro, në një kontratë që ende nuk është nënshkruar.

Ky vendim është përkrahur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që tha se duhet të ndalet kjo gjakderdhje financiare.

“Shfuqizohet vendimi i Qeverisë numër 10/105 për zgjatjen e afatit për ndërtimin e autostradës.

Pika e dytë obligohet Ministria të ndërpresë me efekt të menjëhershëm negociatat me Bechtgel Enkën dhe të vlerësojë dëmet.

Obligohet Njësia për zbatimin e projektit të mos nënshkruajë dokumentacionin e nevojshëm në emër të Ministrisë”, tha Kurti.

Vendimi është marrë me shumicë të votave në Qeveri.

Vendimi i qeverisë së kaluar

Related posts