970×90
970×90
970×90
970×90

Ministri maqedonas propozon që ndeshja kundër Kosovës të luhet pa tifozë

Ministri maqedonas propozon që ndeshja kundër Kosovës të luhet pa tifozë

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka propozuar që përballja mes Maqedonisë dhe Kosovës të zhvillohet pa praninë e tifozëve në stadium, shkaku i koronavirusit.

Kosova e Bernard Challandes e humbi shansin e parë për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020, pasi nuk arriti të zërë vendin e parë apo të dytë në Grupin A, duke mbetur e treta, pas Anglisë dhe Çekisë, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, Verdhekaltrit e kanë edhe një mundësi të dytë për ta zënë një vend në EURO 2020 – përmes fazës së play-offs kualifikues për Evropian, ku e zuri një vend pasi e fitoi Grupin D3 të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut më 26 mars, në orën 20:45, për ndeshjen gjysmëfinale të play-offs kualifikues për Kampionatin Evropian 2020. Fituesi i kësaj përballjeje më pas do të përballet me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë në finale të play-offs.

Ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë se sipas tij kjo ndeshje e shumëpritur duhet të zhvillohet pa tifozë.

“Të gjitha garat sportive, duke përfshirë ndeshjen Maqedonia – Kosova, për mendimin tim duhet të luhen pa shikues. Ne do të rekomandojmë ndalesën për shikues edhe për një javë, deri më 13 mars. Por varësisht nga situata, mund të vendosim ndryshe”, ka thënë Filipçe në një konferencë për shtyp të premten, njofton “ekipa.mk”.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tha të martën se UEFA do t’i ndjekë vendimet e vendeve individuale, gjë që lë të kuptohet se nëse Maqedonia vendos të mos pranojë tifozë për këtë ndeshje, atëherë vendimi do të respektohet nga UEFA.

Related posts