
Menaxhmenti i Aeroportit Adem Jashari, sot gjatë ditës kanë bërë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për ngjarjen e zhvilluar me rastin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka njoftuar zyrtairisht përmes një njoftimi edhe Aeroporti Adem Jashari. Shkruan GazetaProjekti
Shkrimi i plotë në faqen zyrtare në Facebook:
Me shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, sot, Menaxhmenti i ANP ‘Adem Jashari’ kane bere homazhe dhe vizita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz me c’rast u vendosen lule dhe u vizitua familja Jashari.

