
Një aksion i Policisë është duke ndodhur aktualisht në Telekomin e Kosovës në Prishtinë.
Aty kanë hyrë 30 policë nga Njësiti për Krime Ekonomike.
“Bëhet fjalë për një mashtrim që i është bërë këtij institucioni, saktësisht për falsifikim të dokumenteve dhe pagesë në vlerë prej 105 mijë euro, ky rast është iniciuar në fillim të dhjetorit”, ka thënë ky burim.