Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe tek varrezat e Familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.
Thaçi ka thënë se familja Jashari bëri atë që të tjerët kudo në botë nuk e kishin bërë, sakrificën për lirin, pavarësinë.
Thaçi po ashtu ka folur edhe për letrën që muaj më parë i kishte dërguar Sekretarit të Shtetit amerikan, Mike Pompeo.
“Është letër e çartë e qëndrueshme, shumë e saktë”, ka thënë shkurt Thaçi.
“Po shënojmë ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditët kur komandanti legjendar, Adem Jashari, familja Jashari bënë atë që të tjerët kudo në botë nuk e kishin bërë, sakrificën për lirin, pavarësinë dhe bashkimin kombëtarë, Lufta heroike e komandantit dhe familjes Jashari është nderi dhe krenaria e Kombit, dhe në të njëjtën kohë është edhe udhërrëfyesi për të ardhmen, për shtetin e Kosovës për kombin ton, për të ardhshmen e Kosovës që të jemi sa më shpejtë pjesë e NATO-së, BE-së të jemi vend i zhvilluar i progresist”, ka thënë Thaçi.