Familjarët e gjashtë shtetasve turq të arrestuar të enjten, natën e kanë kaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Ata po dyshojnë se të afërmit e tyre gjenden diku në hapësirat e Aeroportit ndonëse EULEX-i mbrëmë kishte kontrolluar hapësirat duke dalë me një njoftim se nuk ka gjetur asgjë.
Edhe sot pjesëtarë të këtij misioni, sipas Leutrim Sylës, avokat i njërit nga të arrestuarit janë në Aeroport.
Kujtojmë se të enjten janë arrestuar gjashtë shtetas turq drejtues të institucionit Gulistan, ndërsa dje Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me këtë veprim ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashin.