970×90
970×90
970×90
970×90

Isa Mustafa i reagon ashpër Tv Dukagjinit

Isa Mustafa i  reagon ashpër Tv Dukagjinit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas një sondazhi i cili është realizuar në TV Dukagjini, me pyetjen “A po e kërcënon LDK koalicionin?”.


Mustafa në një postim në faqen e tij zyrtarë në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky është një sondazh me prapavijë qëllimkeqë i këtij televizoni.

Ai ka thënë po ashtu se kjo pyetje është sugjestive dhe rrjedhimisht joprofesionale, sepse sipas tij nëse është nevoja për një pyetje të tillë, do të duhej të ishte neutrale.

I pari i LDK-së, ka shtuar se koalicionin mund ta kërcënojë vetë koalicioni.

Ky është postimi i tij i plotë:

Një sondazh me prapavijë qëllimkeqe i TV Dukagjini.
“A po e kërcënon LDK koalicionin?” Kjo është pyetja që iu shtrua opinionit sonte!
Sipas kësaj, Redaksia e TV Dukagjini e paska vendosur, se në çdo alternativë LDK duhet të jetë ajo që kërcënon. Dhe paraprakisht duhet etiketuar si përgjegjëse LDK-në. Pyetja është sugjestive dhe rrjedhimisht është joprofesionale. Sepse një TV serioz do duhej, nëse bash ka nevojë, të shtrojë pyetje neutrale: Kush po e kërcënon koalicionin…
Dhe unë do të përgjigjesha se koalicionin mund ta kërcënojë vetë koalicioni. Por këtë kërcënim nuk e shoh. IM

Related posts