970×90
970×90

Ish futbollisti i Shqipërisë, Alban Meha vjen me një postim për Ballkanin e Ismet Munishit

Ish futbollisti i Shqipërisë, Alban Meha vjen me një postim për Ballkanin e Ismet Munishit

Ish futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Alban Meha, ka shprehur respektin e tij për skuadrën e Ballkanit dhe trajnerin e tyre, Ismet Munishin, transmeton Gazeta Metro.


Ballkani po vazhdon me formën e mirë edhe në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës, duke regjistruar tri fitore dhe një barazim nga katër ndeshje të zhvilluara.

Skuadra nga Suhareka prin në tabelë me 44 pikë dhe përveç titullit janë në garë edhe për trofeun e Kupës. 

Falë ecurisë së mirë nga skuadra e Ballkanit me në krye me trajnerin e tyre, Ismet Munishi, së fundmi edhe ish futbollisti i Shqipërisë, Alban Meha, ka bërë një postim dedikuar atyre.

“Respekt per Ismet Munishi dhe Fc Ballkani” – ka shkruar Meha në ‘Facebook’, teksa ka publikuar renditjen tabelare nga Superliga e Kosovës, aty ku prin Ballkani. 

Related posts