970×90
970×90
970×90
970×90

Serbia ja tërheqë edhe një njohje Kosovës

Serbia ja tërheqë edhe një njohje Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka prezantuar notën ku sipas tij thuhet se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Transmeton gazetaprojekti.com

Sipas tij, kjo nënkupton se Kosova më nuk e ka më shumicën në organizatën e Kombeve të Bashkuara, thuhet në njoftimin nga MPJ e Serbisë.

Daçiq i cili gjendet në vizitë zyrtare në Sierra Leone ka thënë se nga 193 anëtarë në OKB, aktualisht 92 shtete e njohin pavarësinë e Kosovës, 96 shtete nuk e njohin, kurse pesë shtete gjenden me qëndrim të pavendosur e që kryesisht nuk pranojnë të votojnë për Kosovën andaj sipas tij kjo nënkupton se Kosova nuk e ka shumicën në OKB.

“Me kënaqësi mund të prezantojë notën nga Ministria e Punëve të Jashtme ku thuhet se Sierra Leone e tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe do të respektojë rezultatet që vijnë nga dialogu, me mbikqyrjen nga BE-ja dhe OKB-ja”, tha Daçiq.

Ai ka theksuar se vendimi nga Sierra Leone për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës ka rëndësi të madhe për Beogradin dhe përkujtoi se bëhet fjalë për një shtet që ishte në mesin e të parëve që kishte njohur Kosovën në vitin 2008.

Related posts