970×90
970×90
970×90
970×90

Lajmi i Fundit: EULEX kontrollon Aeroportin, pengjet nuk janë në Kosovë

Lajmi i Fundit: EULEX kontrollon Aeroportin, pengjet nuk janë në Kosovë

Gjashtë shtetasit turq të arrestuar gjatë ditës së djeshme nuk janë në Kosovë. Gazeta Express ka mësuar nga burimet e veta se EULEX ka kontrolluar Aeroportin e Prishtinës dhe ata nuk janë gjetur aty.

Aeroportin e Prishtinës pak minuta më parë e ka kontrolluar EULEX’i për të vërtetuar se a janë deportuar nga Kosova gjashtë shtetasit turq të arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Gazeta Express ka mësuar nga burimet e veta se pas kësaj kontrolle është vërtetuar se turqit nuk janë në Kosovë dhe ata nuk gjenden edhe në zyrat e Aeroportit të Prishtinës.

Për Express pak më herët njeri nga familjaret e turqve të arrestuar ka thënë se gjatë ditës së sotme i ka parë tre nga ta në Aeroport.

“Turqit e arrestuar nga Policia nuk janë deportuar nga Kosova. Ata janë duke qëndruar të ngujuar në Aeroportin e Prishtinës dhe në Ambasadën e Turqisë. Unë gjatë ditës së sotme tre nga ta i kam parë në një zyre në Aeroport. Sot atyre u kanë shkuar ekipe mjekësore për t’i kontrolluar”, ka treguar për Express njëri nga familjarët e të arrestuarve.

Të arrestuarit janë identifikuar si Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.

Lëvizja Gyleniste operon me shkolla në 160 vende nga Afganistani e deri në SHBA.

Javët e fundit Kosova ka qenë në presion nga Turqia për të ndërmarrë një aksion kundër këtyre shkollave të themeluara nga Lëvizja Gyleniste.

Turqia akuzon Gylenin, krerikun mysliman që jeton në SHBA për orkestrim të grushtshtetit të 15 korrikut të vitit 2016 dhe e ka deklaruar lëvizjen e tij si terroriste ./Gazeta  Express/.

Related posts