
Nottingham Forest do të jetë sonte mysafir i skuadrës Middlesbrough në ndeshjen që do të fillojë nga ora 20:45.
Mirëpo as në këtë ndeshje ‘gardiani’ i portës kosovare, Aro Muric nuk do të jetë startues, portieri kosovar tashmë ashtu siç është bërë zakon do të jetë në bankën rezervë.
Aro që nga transferimi i tij në këtë skuadër nuk ka pasur aq paraqitje dhe kjo gjë mund të jetë negative edhe për Kosovën për ndeshjen që do ta luaj kundër Maqedonisë në muajin mars.