970×90
970×90

IPKO Superliga, tri xhiro brenda një jave

IPKO Superliga, tri xhiro brenda një jave

IPKO Superliga vjen këtë javë me një orar të ngjeshur prej tri xhirosh brenda një jave. Fundjavën që shkoi u luajt xhiroja e 20-të, në mesjavë do të luhet ajo e 21-të e fundjavën që vjen, ajo e 22-të

Kjo javë do të jetë mjaft e ngjeshur në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, brenda një jave, në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohen tri xhiro.

Fundjavën që shkoi u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 20-të, ndërsa në mesjavë do të luhet xhiroja e 21-të.

E fundjavën që vjen do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 22-të të IPKO Superligës.

Në mesjavë do ta shohim derbin e madh në mes të Ballkanit dhe Dritës, respektivisht liderit me të dytin.

E në fundjavë do të luhet ndeshja tjetër e madhe ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Takime të tjera interesante janë edhe ai Gjilani – Feronikeli në mesjavë dhe Llapi – Gjilani në fundjavë.

Tri takimet e fundit të xhiros së 22-të do të luhen të hënën tjetër. /Gazeta Express/

IPKO Superliga – Java e 21-të

SSK1 E mërkurë 13:00 Ballkani – Drita

SSK2 E mërkurë 13:00 Gjilani – Feronikeli

SSK3 E mërkurë 13:00 Trepça ’89 – Llapi

SSK1 E mërkurë 17:00 Prishtina – Ferizaj

SSK1 E enjte 13:00 Drenica – Flamurtari

SSK2 E enjte 13:00 Vushtrria – Dukagjini

IPKO SUPERLIGA – Java e 22-të

SSK2 E shtunë 13:00 Ferizaj – Trepça ‘89

SSK1 E diel 13:00 Drita – Prishtina

SSK3 E diel 13:00 Llapi – Gjilani

SSK1 E hënë 13:00 Feronikeli – Vushtrria

SSK2 E hënë 13:00 Flamurtari – Ballkani

SSK3 E hënë 13:00 Dukagjini – Drenica

Related posts