Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli posa doli në foltoren e Kuvendit filloi akuza shumë të rënda.
Këto në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Veseli e quajti të rrezikshëm për Kosovën kryeministrin e ri, për shkak të qëndrimeve siq tha ai të së kaluarës, shkruan gazeta inFokus.
Madje, shefi i PDK-së, po thotë që Kurti është shumë i rrezikshëm për pavarësinë e sovranitetin e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.
Por, këto nuk i bën përshtypje aspak Albin Kurtit.
Kjo pasi derisa Veseli e akuzonte me fjalët më të rënda, Kurti, mbrapa tij shihej teksa qeshej sa mundte me deklarimet e ish-kryetarit të Kuvendit.
Për një gjest të ngjashëm që bëri vetë Kurti të hënën në Kuvend, dikur atij i pati ardhur rëndë kur pati vepruar kështu ish-kryeministri Thaçi, shkruan gazeta inFokus.
“Kryeministër mos u zgërdhij”, i pati thënë opozitari i atëhershëm Kurti, presidentit të tanishëm Hashim Thaçit, i cili po shkrihej së qeshuri derisa kreu i opozitës së atëhershme po mbante fjalim po në të njëjtën sallë të Kuvendit të Kosovës.