
Real Madrid ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për titull, duke mposhtur Barcelonën 2:0 në ‘Santiago Bernabeu’.
El Clasico dhuroi një spektakël sidomos pas shënimit të golit, ku rastet nuk munguan.
Vinicius Jr dhe Mariano Diaz ishin golashënuesit e kësaj super ndeshje.
Pikërisht, braziliani është lojtari që është vlerësuar më së shumti – falë paraqitjes fantastike që pati sonte.
Natë për t’u harruar pati dyshja e sulmit Griezmann – Messi.
