970×90
970×90
970×90
970×90

Katër strategji që i përdorin mediat për të na manipuluar. Të gjithëve!

Katër strategji që i përdorin mediat për të na manipuluar. Të gjithëve!

Në ditët e sotme, kushdo që ka një sens minimal kritik, e di mirë se si mediat kryejnë detyrat e tyre, ndonjëherë duke keqinterpretuar të drejtën për informacion cilësor, që çdo demokraci duhet t’u garantojë qytetarëve të vet. E vërteta është se për shkak të frikës së mos përfshirjes në censurë në disa raste, të asaj që duhet të ndodhë, shtetet e ndryshme u japin mediave dritë jeshile, për të botuar pothuajse çdo gjë, pa konfirmim zyrtar të vërtetësisë së tyre.

Liria e informimit është një garanci themelore që çdo shtet i të drejtës dhe demokraci duhet ta pranojë, formalisht dhe praktikisht. Megjithatë, rrugëtimi i gënjeshtërt i disa lajmeve që publikohen, na fton që të konsiderojmë, nëse ka vërtetësi në atë që lexojmë në gazeta, revista e faqe interneti.

Në mungesë të një rregullimi të qartë e të rreptë në këtë drejtim, si dhe të një debati social mbi mënyrën si duhet të pengohen informacionet e rreme, më poshtë po botojmë disa prej strategjive që përdoren nga mediat për të falsifikuar informacionet dhe shitur gazetat. Nga momenti që askush nuk i pengon ta provojnë, të paktën bëhuni ju vetë të aftë për të mos u mashtruar prej tyre. 

1. Krijo një shpërqëndrim (spin)

Në fakt, mediat janë eksperte në bërjen e lajmeve, për qëllimin e vetëm të shpërqëndrimit të qytetarëve dhe rritjes së shitjeve të veta, si dhe krijimit të tymnajave, që mund t’i shkëpusin njerëzit nga problemet e tyre reale. Prandaj, në këtë pikë, ka një anë sipërmarrëse të mediave në aspektin thjesht fitimprurës, dhe një tjetër anë, që është më shumë politike, e cila ndikon në mbrojtjen e interesave të fshehura të sektorëve që mbështesin mediat në fjalë.

2. Fryrja e një problemi

Në këtë drejtim, ajo që bëjnë mediat, është modifikimi i realitetit të ngjarjeve më të thjeshta e banale, duke u përpjekur të shërbejnë interesave bazuar në gjysmë të vërteta, apo thashethemnajave. Për shembull, shohim lajmin shumë popullor që revista “Cosmopolitan” botoi në vitin 2016 mbi Zodiakun. Thanë se shkenca ka demonstruar pavërtetësinë e Horoskopit si e njohim, falë një zbulimi të fundit të NASA-s, në një kohë kur e vetmja gjë që bëri kjo e fundit, ishte të sugjeronte që, nëse astrologjia do të kish patur bazë shkencore, disa shenja të Zodiakut do të duhej të ndryshonin pozicionin. NASA-s iu desh të tërhiqet.

3. Abuzimi me mirësjelljen

Mediat përdorin strategji të ndryshme për të influencuar publikun. Ndër më të mirat, është ajo e prezantimit të gjuhëve dhe kulturave në këshillat që përhapen, në përpjekjet për të bindur njerëzit. Kjo metodë funksionon me shumë efikasitet sidomos tek të rinjtë. Pak do ta kuptonin një lajmërim në Brazil, prodhuar në gjuhën portugeze në Portugali, edhe pse flasin të njëjtën gjuhë, dallimet në gjuhën e përditshme prodhojnë një lloj hezitimi, që masmediat nuk mund ta injorojnë për të bindur njerëzit. 

4. Të bësh publikun të ndjehet fajtor

Kjo është një prej strategjive më të përdorura në botën e gazetarisë dhe informimit. Teknika është ajo e prekjes së fibrës më të ndjeshme të publikut të gjerë. Për shembull, fotografia më poshtë është ajo që u bë virale në vitin 2014, e një fëmije që luante me prindërit dhe u bë gjatë një projekti dedikuar dashurisë për familjen. 

Ky dokument iu paraqit botës si një fotografi e bërë në një zonë lufte, duke nënkuptuar se prindërit kishin vdekur për shkak të një sulmi të armatosur dhe fëmija vuante prej kësaj. Aq e madhe ishte befasia e burimit të fotografisë, saqë në fund u desh të ndërhyhet për të sqaruar situatën. / Bota.al

Related posts