Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati nëpërmjet një reagimi në Facebook ka kërkuar që drejtësia ta zbardhë vrasjen e Qerim Kelmendit.
Qerim Kelmendi është vrarë në mesin e 26 dhe 27 shkurtit në fshatin Llabjan të Pejës. Kelmendin fillimisht e kishin vrarë e më pas e kanë djegur në një makinë.
Reagoj ashpër lidhur me vrasjen e luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Qerim Kelmendi.
Kërkoj nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.
Kur vriten luftëtarët e lirë në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria.
Ngushëllime familjes dhe shokëve të tij!