Këshilltari i Ministrit Flamur Sefaj, Liridon Sadrija përmes një postimi në Facebook e ka konsideruar hero Sefajn.
Sipas Sadijat, Sefaj ka qenë i vetmi që ka arrestuar një zyrtarë serb.
“Ministri Hero që arrestoj Gjuriqin. Ministri i vetëm që arrestoj një zyrtarë serb”, shkruan ai në Facebook.
Sot, kryeministri Ramush Haradinaj i kërkoi ministrit Sefaj ta lirojë pozitën e tij. Krejt kjo pasi Haradinaj deklaroi se nuk ka qenë i njoftuar lidhur me aksionin e arrestimit dhe deportimit të qytetarëve turq nga Kosova.