
Në kuadër të raundit të 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve sonte luhet dy ndeshje të “çmendura”.
Në stadiumin “Stamford Bridge” do të ndeshen Chelsea dhe Bayern Munich. Gjermanët shihen favorit edhe pse janë mysafirë, duke parë se ekipi anglez ka luhatje në paraqitje kohët e fundit.
Kurse ndeshje tepër interesante pritet të jetë ajo mes Napolit dhe Barcelonës.
Të dyja takimet nisin në orën 21:00.