Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë sot në Gjilan se autostrada e Anamoravës do bëhet.
Daut Haradinaj shpreson që Osmani ta thotë të njëjtën gjë edhe për autostradën e Dukagjinit.
“Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e paska pranu që autostrada e Anamoravës do bëhet! Ky është lajm i mirë dhe reflektim i saj, shpresoj që do ta thotë të njejtën edhe për autostradën Dukagjinit pasi që ajo do bëhet me apo pa Vjosën”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.