Analisti Imer Mushkolaj, ka deklarua se qeveria e parë që filloi të paguan zyrtarët e shtetit edhe pas përfundimit të mandatit ishte ajo e Ramush Haradinajt në vitin 2005, shkruan Gazeta Metro.
Mushkolaj tha se e vërteta rreth beneficioneve pas përfundimit të mandatit për ministra ishte nga Qeveria e Haradinajt në vitin 2005.
Ai ka shpjeguar se ajo ka vazhduar të shtohet me Qeverinë Agim Çekut ku futi në pagesë edhe zëvendësministrat dhe pastaj ajo e Isa Mustafës futi edhe drejtorin e AKI’së.
Postimi i plotë nga Mushkolaj:
Ramushi e nisi i pari
E vërteta për benificionet e funksionarëve publikë pas përfundimit të mandatit:
Vendimi ishte marrë fillimisht në vitin 2005 nga qeveria e Ramush Haradinajt. Sipas vendimit, ministrat paguhen edhe 1 vit pas mandatit.
Në vitin 2007, qeveria e Agim Çekut vendosi që pagat pas mandatit t’iu takojnë edhe zëvendësministrave.
Në vitin 2015, qeveria e Isa Mustafës mori vendim që përveç ministrave e zv.ministrave, pagë të përfitojë edhe drejtori i AKI’së. Për zv.ministrat u vendos që të mos paguhen 1 vit, por 6 muaj pas përfundimit të mandatit.