
Kishte kohë që nuk kishte rahati në familjen Bllaca në Gjilan, që sot u shua terësisht. Vajza e vetme, Valdete Bllaca raportohet se vrau të dy prindërit dhe vëllezërit e më pas edhe vetën.
Të vrarët ishin Zeqir Bllaca, 70 vjeçar, Hanife Bllaca 66 vjeçare, Blerim Bllaca 43 vjeçar, Fisnik Bllaca 34 vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca, 45 vjeçare.
Por çka dihet deri tash përveç viktimave? Sipas burimeve të Reporteri.net, Valdete Bllaca ishte police por e suspenduar nga puna.
Megjithatë, më e çuditshmja është se vrasja thuhet se është kryer me armë zyrtare, ani pse ajo ishte në suspendim dhe në këtë rrethanë nuk do të duhej ta kishte armen zyrtare. Madje kjo ishte hera e dytë që ajo suspendohej nga puna. Nuk dihen nëse ishte arsye shendetsi i saj mendor apo ndonjë arsye tjetër.
“Valdetja kishte edhe probleme mendore dhe për këtë edhe ishte trajtuar në institucione përkatese”, kanë thënë burime të Reporteri.net
Po sipas këtyre burimeve, edhe vëllai i saj, Blerim Bllaca i moshës 43 vjeç kishte probleme shëndetësore. Madje ishte trajtuar dy herë në institucione të kujdesit mendor.
Se ai nuk ishte në rregull me shendetin mendor, e kanë konfirmuar edhe banorë të kësaj lagje.
Reporteri.net ka biseduar me një komshi të famijes Bllaca, i cili thotë se një prej viktimave nuk ka qenë mirë kohët e fundit. Sipas tij, ai nuk dilte fare nga oborri.
“Ky vllau i madh, Blerimi kohëve të fundit nuk paska qene mirë me gjendjen psikologjike. Muajve te fundit fare nuk ka dale jashte oborrit te tij”, thotë komshiu që është rritur me një prej viktimave.
Po ashtu, ai shton se, pasi i është përkeqësuar gjendja psikologjike, i vetmi komtakt me të si kojshi ka qenë pershendetja nga jashtë rrugës kur e ka rastisur në oborr.
Është mbyllur dhe nuk ka kontaktuar me njerëz”, thotë ai.
Sidoqoftë, deri tash zyrtarisht Prokuroria e ka konfirmuar dyshimin se një grua ka marrë jetën e dy prindërve dhe dy vëllezërve me të cilët jetonte./