Bashkë me Pavarësinë e Kosovës po e shënojmë edhe dy vjetorin e themelimit të portalit online, “GazetaProjekti”. Pikërisht me 17 shkurt 2018 filluam si portal, dhe ja ku jemi sot dy vite pas duke lundruar ne det informacionesh dhe duke u përballur me valë të mëdha konkurence! Vetëm puna profesionale dhe dëshira për të përquar mesazhin e drejtë na jep motiv të vazhdojmë me projektin tonë përpara. Emrin “GazetaProjekti”, ja ka vëne një mik i imi, i nspiruar nga projekti më i madh i viteve të fundit, pra projekti i pavarësisë së Kosovës. Per dy vite, portali “GazetaProjekti” ka trajtuar tema të ndryshme, ka zhvilluar intervista dhe shumë personazhe politike dhe artistike janë bërë pjesë e tij. Faleminderit te gjithe juve qe na përkrahet dhe vazhdoni rrugetimin tutje me ne!
Alban Miroci