970×90
970×90
970×90
970×90

Shkarkimi i shefit të AKI’së nga kryeministri s’bëhet edhe pa presidentin, a e pranon Thaçi vendimin e Hardinajt?

Shkarkimi i shefit të AKI’së nga kryeministri s’bëhet edhe pa presidentin, a e pranon Thaçi vendimin e Hardinajt?

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar sot ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e AKI’së, Driton Gashi, por ky i fundit nuk mund të shkarkohet edhe pa miratimin e presidentit.

Vendimin kryeministri e ka marrë pas skandalit me depërtimin e gjashtë shtetasve turq për te Erdogani, të kërkuar për organizim të puçit në Turqi. Por, shefi i AKI’së i cili emërohet me vendim të përbashkët të kryeministrit dhe të presidentit, për të u shkarkuar, duhet e njëjta proceduar. Pra shkarkimi i shefit të AKI’së nuk mund të bëhet edhe pa miratimin e presidentit Hashim Thaçi.

 

Sikurse Hardinaj, edhe Thaçi dje në një reagim ka qenë kundër depërtimit të gjashtë shtetasve turq për në Turqi ku po kërkoheshin nga pushteti i Erdoganit.

Mediat kanë akuzuar Thaçin si personin i cili ka përgjegjësinë për këtë aksion të shërbimit inteligjent turk në bashkëpunim me policinë dhe inteligjencën e Kosovës.

Në anën tjetër askush deri tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë, dhe kjo po duket si një lloj puçi ndaj shtetit të Kosovës.

Tani pritet të shihet nëse, shkarkimin e shefit të AKI’së Driton Gashi, do ta miratojë edhe presidenti Thaçi apo jo, ngase për të u finalizuar kjo, ligjërisht duhet edhe miratimi i tij

Related posts