970×90
970×90
970×90
970×90

Flet Vuqiç, si e sheh ai përpjekjen e Grenellit në marrëveshjen e fundit, Kosovë-Serbi

Flet Vuqiç, si e sheh ai përpjekjen e Grenellit në marrëveshjen e fundit, Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, pas përfundimit të takimit ku u nënshkruan dy Letra Mirëkuptimi Prishtinë-Beograd ka folur para gazetarëve. 

Marrëveshjet e nënshkruara me ndërmjetësim të Grenellit kreu i shtetit serb po i konsideron si çështje teknike, derisa thotë se s’mund të ketë diskutime politike për ‘statusin e Kosovës’ pa u hequr taksa 100 % ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Ne mund të diskutojmë çështje që i përkasin avancimit ekonomik, nuk kemi problem me këtë gjë, por ne nuk do të diskutojmë për statusin derisa nuk hiqet taksa. Kjo është, dhe ne po presim që taksa të hiqet”, i ka thënë Vuçiq gazetarit të Al Jazeera-s.

Përveç tjerash kreu i shtetit serb ka komentuar edhe deklarime e Hashim Thaçit se pret që marrëveshja finale Kosovë-Serbi të nënshkruhet përgjatë këtij viti. 

Vuçiq thotë se një gjë e tillë nuk varet nga dëshira, por nga vullneti dhe realiteti politik dhe nga ajo nëse shqiptarët janë të gatshëm të ulen për të diskutuar rreth arritjes së një kompromisi. 

“Për 7 vjet e kam dëgjuar një qëndrim të tillë.. nuk varet nga dëshirat politike por në realitetin politik dhe dëshirën e shqiptarëve për të diskutuar rreth kompromisit”, ka thënë Vuçiqi në Mynih.

Ndërkohë rreth zhvillimeve të sotme në Mynih për Express kanë folur edhe nga Bashkimi Evropian. Peter Stano teksa ka komentuar deklarimet e presidentit Thaçi se do të humben edhe dekada të tjera nëse dialogu mbetet në dorë të Brukselit, ka thënë se puna që po e bënë Grenell është vetëm një prej rrugëve që çon drejt normalizimit të raporteve mes dy shteteve

Related posts