
Finalisti i Kupës së Italisë do të mësohet pas ndeshjes së kthimit në ‘Juventus Stadium’
Milani dhe Juventusi kanë barazuar 1-1 në ‘San Siro’ dhe finalisti i Kupës së Italisë do të mësohet pas ndeshjes së kthimit në ‘Juventus Stadium’, raporton Gazeta Express.
Stefano Piolit bëri një ndeshje shumë të mirë kundër Juventusit të Maurizio Sarrit dhe për dallim nga sfida me Interin, por sërish nuk arriti të ruajë rezultatin duke barazuar në fund 1-1.
Golin për Milanin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë e shënoi Ante Rebic që ngriti në këmbë mijëra tifozë në ‘San Siro’.
Ai realizoi për 1-0 në minutën e 61-të të takimit, derisa Juve barazoi nw minutwn e 90-tw.
Ishte Cristiano Ronaldo ai që e dërgoi topin në rrjetë nga penalltia e fituar po nga vet ai, duke barazuar gjithçka 1-1.
Tani gjithçka do të vendoset në sfidën e kthimit, derisa Milani do të jetë pa Theo Hernandez që mori karton të kuq.