970×90
970×90
970×90
970×90

Kush është njeriu i Erdoganit në Qeveri

Kush është njeriu i Erdoganit në Qeveri
Pas kryeparlamentarit Kadri Veseli, edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër kundër arrestimit të gjashtë gylenistëve sot në mëngjes në Prishtinë, dhe ekstradimin e tyre në duart e pushtetit të Erdoganit në Turqi.
G.Metro nga burime brenda Presidencës mëson se kundër këtij arrestimi është madje edhe presidenti Hashim Thaçi.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion dhe ai personalisht si shef i ekzekutivit nuk ka qenë i informuar për këtë.
“Sot përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policine e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e depërtimit”.
“Si Kryeministër i Kosovës, duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi”, ka thënë Haradinaj.
Para Haradinajt, kundër këtij arrestimi, ka reaguar edhe kryeparlamentari Veseli. Ky arrestimin e njerëzve të Fetullah Gylenit, të cilin e strehon Amerika, e cilësoi si veprim kundër vlerave të demokracisë, dhe orientim në vlera të gabuara, duke aluduar si veprim anti-amerikan dhe anti-evoripian.
Arrestimi është kryer me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila drejtohet nga ministri Flamur Sefaj, që vjen nga AKR e Behgjet Pacollit

Related posts