
Ilir Latifi kishte zhvilluar ndeshjen kundër Derrick Lewisit, ndeshje kjo nga e cila Latifi doli me humbje.
Kurse tani Ilir Latifi ka bërë një postim në të cilin i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që i kanë dhuruar.
Po ashtu ai ka treguar se kur e kishte pranuar këtë sfidë njerëzit e kishin menduar si të çmendur, shkruan IndeksOnline.
Iliri ka thënë që e ka ditur se kjo ndeshje nuk do të ishte e lehtë për të dhe se mendon që e ka fituar atë luftë, gjë të cilën sipas tij e mendojnë edhe tifozët.
pLuftëtari shqiptar tregoi që shpreson se në të ardhmen gjyqtarët do të jenë më të mirë dhe trajnerët do të kenë mirëkuptim më të mirë.