Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.
Përmes një shkrimi, Hoti ka thënë se do të ketë përgjegjësi institucionale dhe personale për shkeljet kushtetuese dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.
“Do të ketë përgjegjësi institucionale dhe personale për shkeljet kushtetuese dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga veprimet e sotme të deportimit të shtetasve turq me qëndrim ne Kosovë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në “Facebook”.
“Populli i Kosovës e din me se miri çfarë do të thotë të jesh i përndjekur nga pushteti. Me dekada shtetet e BE-së na kanë mbrojtur nga përndjekja e regjimit serb”, ka thënë Hoti.
“Ndërsa sot ne i serojmë në pjatë pushtetit turk ata që nuk mendojnë sikur pushteti turk”, është shprehur Hoti.