![Kjo është përgjigjja e Vjosa Osmanit pas bojkotit të PDK-së](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2020/02/8BF01DE5-C21A-4BE7-AF64-9A58F4E8DA89.jpeg)
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është deklaruar në lidhje me bojkotin e PDK-së, e cila nuk ishte pjesë e takimit të sotëm të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
![](http://www.rtklive.com/sq/gallery/news_original/410680-qZ2qBaeYcU.jpg)
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Osmani tha se PDK ka filluar bojkotin ndaj institucioneve më 3 shkurt dhe ky bojkotim, sipas saj, është politik, ndërsa tërheqjen e fotografisë së Hashim Thaçit nga zyra e saj, ajo e ka quajtur tashmë temë të mbyllur.
Osmani ftoi PDK-në që t’i kthehet Kuvendit ku sipas saj përveç që është përgjegjësi institucioneve, kjo parti opozitare duhet t’i përgjigjet për shkak të interesave të qytetarëve.
Osmani tha se propozimet për komisionet parlamentare do të përcillen në seancën e së enjtes, ku për ndryshimin nga 16 komisione në 14 për shkak të reduktimit të numrit të ministrive kërkon votën e 2/3 të deputetëve.
Ajo ndërkaq bojkotin e PDK-së nuk e sheh n donjë problem për të kaluar ky votim.
Osmani ka bërë të ditur se PDK-së i kanë takuar tri komisionet që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e punës së Qeverisë siç është ai i mbikëqyrjes së financave publike dhe agjencia e inteligjencës.