
Ismet Munishi është duke e udhëhequr me shumë suksese Ballkanin
Ballkani nga Suhareka sot mposhti Dukagjinin 2-0 në kuadër të Kupës së Kosovës dhe kështu është kualifikuar në gjysmëfinale të kësja gare.
Munishi në emisionin sportiv të RTK-së ka thënë se në skuadrën e tij ka futbollist që kushtojnë 30 milionë euro.
“Unë e kam nxjerr Milot Rashicën dhe tash dalin edhe të tjerët më mbajnë ligjërata për të. Unë e di çfarë lojtar kam në ekip sot dhe them se kam lojtar që kushtojnë 30 milionë euro. Do t’i shihni”, ka thënë Munishi.