970×90
970×90
970×90
970×90

Thaçi reagon ashpër pas arrestimit të zyrtarëve të kolegjit “Mehmet Akif”

Thaçi reagon ashpër pas arrestimit të zyrtarëve të kolegjit “Mehmet Akif”

Pas kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj për arrestimin e gjashtë zyrtarëve të kolegjit “Mehmet Akif” ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi.

“Unë jam i informuar nga organet kompetente pas ngjarjes se gjashtë shtetas janë deportuar sot në Turqi me arsyetimin se nuk kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë”, ka shkuar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Thaçit:

Kosova është shtet demokratik i ndërtuar në përputhje me standardet më të larta demokratike, të cilat mbi gjithçka tjetër respektojnë të drejtat individuale të çdo njeriu, pavarësisht përkatësisë etnike, besimit apo bindjeve politike apo ideologjike.

Ky parim, i mishëruar në Kushtetutën dhe ligjet tona, mbetet i patjetërsueshëm nga askush dhe është detyrë e institucioneve tona shtetërore që ta zbatojnë në praktikë.

Sot jemi të zhgënjyer për shkak se institucionet tona relevante, për arsye që mbetet të sqarohen deri në fund, kanë dështuar të mbrojnë këto parime që ndërlidhen me të drejtat njerëzore të shtetasve të huaj, që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë.

Unë jam i informuar nga organet kompetente pas ngjarjes se gjashtë shtetas janë deportuar sot në Turqi me arsyetimin se nuk kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë.

Ne tani duhet të sqarojmë arsyet që kanë çuar deri në deportimin e këtyre shtetasve turq për në Turqi.

Dua të siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të gjithë shtetasit e huaj që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, se Kosova do të mbrojë me çdo kusht vlerat e saj kushtetuese, të cilat mbi gjithçka tjetër, i sigurojnë çdo individi që të shpreh pa frikë identitetin, besimin, kulturën, ideologjinë, mendimin dhe fjalën e lirë.

Askush nuk guxon të persekutohet, censurohet apo edhe deportohet për shkak se ka një besim apo ideologji ndryshe nga dikush tjetër.

Related posts