
Filmi i shumë diskutuar “I love Tropoja” tashmë ka filluar të shfaqet edhe në kinematë kosovare. Në premierën e filmit në Prishtinë interesimi i publikut ishte i madh.
Kasta e këtij filmi thanë se i gjithë projekti ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme përderisa folën edhe për kritikat që ka pas filmi, por menjëherë pas shfaqejes në një lokal në Prishtinë aktorët e filmit zgjedhen të argëtohen me muzikën e këngëtarit nga Kosova, Egzon Pireci, ku shihet edhe një video duke kënduar dy protagonistët, pra Egzoni edhe Ermal Mamaqi, shkruan GazetaProjekti.