Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot ish të burgosurin politik, Rrahman Bahtiri, i cili ishte edhe pjesëtar i UÇK-së, me “Urdhrin e Lirisë”
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Bahtiri ishte një veprimtar i spikatur, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare.
“Ish të burgosurin politik, Rrahman Bahtiri, i cili ishte edhe pjesëtar i UÇK-së, pas vdekjes e dekorova me Urdhrin e Lirisë. Ai ishte një veprimtar i spikatur, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, si dhe shumë i përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë tonë”, ka shkruar Thaçi.