970×90
970×90
970×90
970×90

Kurti nga Istogu: Duhet të mësojmë nga fatkeqësitë

Kurti nga Istogu: Duhet të mësojmë nga fatkeqësitë

Dëmet që shkaktuan erërat e forta në Istog e kanë shtyrë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti qe të vizitojë këtë komunë dhe të shoh nga afër situatën krijuar dhe dëmet që u janë shkaktuar qytetarëve dhe fermerëve.


I shoqëruar nga kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova ai vizitoi kompaninë “Agroprodukti” në fshatin Sinajë e cila është dëmtuar nga erërat që përfshinë Kosovën natë më parë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se pas vlerësimit të dëmeve do mund të shohin se çka mund të bëjnë që të ndihmojnë sidomos në nevojat urgjente që kanë qytetarët dhe fermerët.

Por sipas tij, për një periudhë më afatgjate këto probleme duhet të zgjidhen nga Fondi i Sigurimeve Bujqësore.

“Natyrisht pas vlerësimit të këtyre të shohim edhe si komunë edhe si qeveri se çka mund të ndihmojmë duke u përqendruar tek nevojat urgjente së pari. Në një plan më afatgjatë Fondi i Sigurimeve Bujqësore do i zgjidh këto probleme sepse neve fatkeqësi pas fatkeqësie nuk po nxjerrim mësim asnjëherë e vendet e zhvilluara demokratike perëndimore në Bashkimin Evropian pikërisht me sigurime bujqësore evitohen gjithmonë humbjet prej dëmtimeve të këtilla natyrore prandaj ne do na duhet të merremi sa të mundemi me sanimin e kësaj gjendje tash, por në një aspekt më afatgjatë veçse Fondi i Sigurimeve Bujqësore është ai i cili e zgjidh këtë problem në mënyrë të përhershme”, tha ai.

Related posts