
Edhe një hetues tjetër i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës është arrestuar sonte nga Inspektorati Policor i Kosovës.
KALLXO.com mëson se hetuesi policor i arrestuar sonte vonë është hetues i Krimeve Ekonomike.
Ai është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Gjatë një operacioni të IPK-së të ndërmarrë sonte është arrestuar edhe hetuesi i lartë i Krimeve Ekonomike, Lavdim Osmani.
I njëjti është kapur në vepër, duke marrë 1,450 euro ryshfet.
Inspektorati Policor i Kosovës konfirmoi lajmin e publikuar nga KALLXO.com për arrestimin e hetuesit të lartë.