Avioni i kompanisë ajrore “Germania” është goditur sot para se të fluturonte, nga avioni i kompanisë ajrore izraelite “El Al”, në pistën e aeroportit ndërkombëtar Ben-Gurion tek Tel Avivi.
Me rastin e këtij incidenti nuk ka të lënduar, e udhëtarët kanë dalë nga avionët të sigurt, kanë bërë të ditur zyrtarët e aeroportit, thekson e përditshmja izraelite “Haretz”.
Avionët do të qëndrojnë në aeroport deri në përfundimin e hetimeve. Vlerësohet se dëmi i shkaktuar është disa milionë dollarë.
Sipas orarit të fluturimeve, avioni izraelit duhej të fluturonte për në Romë, ndërsa ai gjerman për në Berlin.