
Rihanna, ikona e modës dhe skenës, po penalizon të gjithë kreatorët e të brendshmëve me dizajnet e saja, sidomos me këto të fundit.
Ajo para pak muajve ka lansuar linjen e re të të brendshmeve, me të cilat ajo shpesh edhe poston fotografi duke i reklamuar, por mbi të gjitha duke provokuar me trupin e saj super seksi. Këngëtarja e cila së fundmi i ka dhënë fund lidhjes me miliarderin Hassan Jamel, po merr shumë pëlqime dhe komente pozitive në çdo postim të saj.
Si edhe çdo herë tjetër Riri duket fascinuese me format e saj trupore, dhe imazhi i publikuar tanimë ka arritur mbi një milionë pëlqime dhe mijëra komente.