970×90
970×90

Milioneri shqiptar, futbollisti tregon edhe për lidhjet me femrat e njohura (FOTO)

Milioneri shqiptar, futbollisti tregon edhe për lidhjet me femrat e njohura (FOTO)

Fatmir Hysenbelliu, ish-futbollisti i Tiranës, Partizanit dhe Dinamos, rrëfen anën tjetër të jetës së tij. I ftuar në emisionin “Rudina” të Rudina Magjistarit në TV Klan, ai ka zbuluar edhe raportet që ka me disa nga personazhet e shoubizit, por edhe për planet që ka për të ardhmen.

Duke qenë se sot administron biznese të rëndësishme të familjes së bashku me motrën, Fabiolën, Oni flet edhe për këshillat që i ka dhënë babai i tij, Irfan Hysenbelliu. “Duhet të kesh besim tek vetja dhe të jesh i ndershëm”, thotë ndër të tjera ish-futbollisti i Shpresave të Shqipërisë.

NDERIMI PËR KOBE BRYANT

“Si ish-sportist e ndjeva të vesh bluzën e Kobi Brajant. Bota e sportit humbi një njeri që i dha shumë energji sportit dhe jo vetëm. Fanella e Kobe Bryant ka qenë fanella e parë që kam blerë para 10 vitesh, ka thënë Oni.

DASHURIA PËR SPORTIN…

“Unë e kam lënë futbollin si profesionist para 5 vitesh. Tani luaj një sport tjetër që quhet minifutbolli. Të merr më pak kohë. Luhet 6 kundër 6. Nuk është aq popullor, por ka Kombëtaren e vet. Ekipi më i mirë shqiptar shkon luan me ekipe të tjera Europiane, që kanë dalë kampion. Ekipi jonë këtë vit doli në vend të katërt në rang Evropian”.

FUTBOLL APO BINZES?

“Futbollin e kam pasion. Pasioni është diçka tjetër, biznesi diçka tjetër. Po mundohem të gjej diçka të ndërmjetëm mes pasionit dhe biznesit. Dua të jem gjithmonë i pari, jo vetëm për të kaluarën radhën”.

KËSHILLAT E BABAIT

Në kompani jam unë dhe motra ime. Ajo ka mbaruar për financë unë për menaxhim biznesi. Kur je në atë rol e kalkulon vetë kohë. Babai na ka lënë shumë liberal. Na ka dhënë besim. Koha që shpenzoj në zyrë është 9 me 10 deri në 4. Qetësohem 1 orë, pastaj stërvitem, për rikuperimin e gjurit. Është parashikuar që në fund të korrikut, fillimin e gushtit të jem gati. Duhet të kesh shumë durim. Këshilla më e mirë që më ka dhënë babai është të kesh besim në vetvete, mos dëgjosh energjitë negative. Ti bësh gjërat saktë dhe të flesh mirë natën. Të jesh i ndershëm. Kjo është këshilla më e rëndësishme që ai më ka dhënë.

VENDI I PREFERUAR

“Dubai është vendi i preferuar. Kam shumë miq atje. Më pëlqen, shkoj shpesh kohët e fundit. Më pëlqejnë më shumë pastat. Mosha ideale për një mashkull që të martohet mendoj që është te 30-ta. Në këtë moment jam i kompletuar në çdo gjë. Do vijë në momentin e duhur”.

Related posts