970×90
970×90

Pse Daut Demaku po e krahason Junikun me Restaurantin e Rene Redzepit i cili është më i miri në botë

Pse Daut Demaku po e krahason Junikun me Restaurantin e Rene Redzepit i cili është më i miri në botë

Profesori i Mendimit Pozitivë, Daut Demaku, i cili njihet për ligjeratat e forta rreth kësaj teme, është ndal me një ligjeratë për Junikun. Shkruan GazetaProjekti.

Daut Demaku, ka tërhjek një paralele mes mendimit pozitivë dhe turzmit medicinal ku ka marr shembull Junikun për karakteristikat e veçanta që i posedon kjo zonë. Këtë ai e ka bërë përmes një ligjerate në profilin e tij në Facebook. “Juniku ka potenciale të mëdha që të shëndërrohet në çendër të zhvillimit ekonomik sepse bimësia e Bjeshkëve të Junikut është shumë e pasur me erëza, andaj duhet ti përdorim  këto  erëza për kuzhinë dhe ta zhvillojmë turizmin mediconal”, ka thënë Demaku.

Tutje ai përmend edhe Restaurantin e shqiptarit Rene Redzepi, i cili gjindet në Danimark dhe është shpall Restauranti më i miri në botë dy herë radhazi, ” Shikoni Restaurantin e shqiptarit Rene Redzepi i cili është shpallë dy herë më i miri në botë, pra Junikun dhe restaurantin e Rene Redzepit e lidhin sekreti i përdorimit të erëzave të cilat mund të ndikojnë në transfmormimin e vendit”, ka përfunduar Demaku. GazetaProjekti

Related posts