Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka marrë kërcënim me jetë nga një person.
Për rastin kishte raportuar edhe Policia e Kosovës,
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, i cili ka kanosur me mesazh në rrjetin social viktimën mashkull shqiptar kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës.
E pas lajmit për kërcënimin e tij, kryetari i Drenasit është deklaruar vet Lladrovci në Facebook. Ai ka thënë se thënë se tashmë rasti është në do të të organeve të rendit.
Njoftimi i Ramiz Lladrocit
Gjatë takimit të sotëm, të organizuar nga KDI me administratorët e fshatrave, lidhur me temën: Prioritetet e komunës së Drenasit për Investimet kapitale për vitin 2020, kam marrë shumë telefonata nga mediat.
Lidhur me interesimin e gazetarëve, rreth një kërcënimi kundër meje, jap sqarimin në vijim:
Më 21 janar, kam marrë kërcënime nga një qytetar, të cilat e tejkalonin komunikimin normal që bëj me qytetarët në rrjetin social.
Kërcënimet që kam pranuar, i kam deponuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre.
Veprimet tjera, janë në dorë të institucioneve përgjegjëse të cilave ju besoj dhe shpreh falënderim për punën dhe angazhimin e tyre.