970×90
970×90
970×90
970×90

Tanja Fajon jep lajm pozitiv për vizat: Deri ku ka shkuar ky proces në BE

Tanja Fajon jep lajm pozitiv për vizat: Deri ku ka shkuar ky proces në BE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka dhënë shenja që procesi për liberalizimin e vizave për kosovarët është duke u diskutuar në nivelet më të larta të institucioneve ndërkombëtare, shkruan gazetametro.net

Fajon ka njoftuar se është takuar sot me Komisionerin për Migrim dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Europian, Dimitris Avramopoulos, me të cilin është biseduar edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Takim me komisionerin Avramopoulos sot. Ne kemi bashkëpunim të frytshëm në shumë çështje të brendshme të BE’së si dhe në përpjekjet e përbashkëta për ta hequr regjimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar sot Fajon.

Institucionet e BE’së e kishin bërë të qartë që procesi i liberalizimit nuk mund të ndodh pa demarkacionin me Malin e Zi. Megjithatë, kushti i fundit që vlerësohet i paplotësuar është ai që lidhet me luftën kundër korrupsionit, konkretisht me miratimin e ligjeve që mundësojnë këtë.

Related posts