Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka thënë se kjo parti është kryesorja në vend.
Hoti përmes një publikimi të shkurtë në rrjetin social Facebok ka shprehur bindjen se LDK-ja është lidhja më e madhe në vend.
“Lidhja Demokratike e Kosoves – lidhja me e madhe ne vend, gjithmonë partia kryesore”, shkroi Hoti, përcjell KosovaPress.
Me rastin e krijimit të grupit të ri parlamentar nga deputetët e pakënaqur të Vetëvendosjes, LDK-ja ka mbetur partia më e madhe në Kuvendin e Kosovës.